Document Freedom Day është dita ndërkombëtare e standarteve të hapura. Kjo ditë është rreth kontrollit të çdo të dhëne dixhitale duke përfshirë edhe email-et, muzikën e regjistruar apo statistikat. Ky event ka si qëllim kryesor mbledhjen e njerëzve dhe informimin apo ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e standarteve të hapura. Njerëzit duhet të mësojnë se standartet e hapura jan formate dhe protokolle të cilat çdokush mund ti përdorë pa pagesë dhe pa kufizim , pra ato shpërndahen publikisht dhe çdo person apo organizatë mund ti përdorë ato në produktet e tyre apo shërbime pa pasur nevojë të kërkojnë leje . Dokumentet apo formatet që jan të hapura mund të përdoren në çdo mënyrë që autori ka për qëllim . Ato mund të lexohen , transmetohen, editohen dhe transformohen duke përdorur shumëllojshmëri të mjeteve. Gjithashtu mund të implementohen lirisht në çdo shërbim, software apo hardware.
Gjatë zhvillimit të këtij eventi në Open Labs do të kemi mundësi të njihemi dhe të diskutojmë rreth Document Freedom Day dhe qëllimit të saj. Nuk është e rëndësishme nëse nuk keni dije të mira teknologjike. Dëshira për të ditur diçka më shumë, mjafton.
Kur: 26.04.2017 @ 17:00
Ku: Open Labs Hackerspace
Kategoria: Shqip, Slider, takim i komunitetit Tags:
Përmbajtja licensuar nën një license Creative Commons BY-SA përveç përjashtimeve të shënuara .| NonProfit Theme v4 nga Organic Themes · RSS Feed · Hyni