Postuar në Mars 14, 2017 nga Jona Azizaj
Këtë fundjavë të ftojmë në hackathonin e parë që do të zgjasë 48 orë pa pushim, duke ju dhënë të rinjve mundësinë të zhvillojnë idetë e tyre në kuadër të UN Sustainable Development Goals.
Pjesëmarrësit do të punojnë në grupe të përbëra nga tre persona, për idetë e tyre me qëllim arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të UN duke krijuar dhe përdorur mjete me kod burim të hapur dhe/ose ide biznesi.
Do jetë intensive (pa pushim dhe gjatë natës), produktive (do krijojmë një produkt të vërtetë open source), me akses të hapur për të gjithë (por duhet të regjistrohesh) dhe shumë shumë qejf nëpërmjet punës në grup!
Një Hackathon është një grumbullim aktivistësh dhe inovatorësh me qëllim promovimin e ideve konkrete nëpërmjet aplikacioneve dhe analizave. Hackathon është maratona ku pjesëmarrësit do të punojnë për të shkruar aplikime, krijuar visualizime dhe botuar analiza. Hackers në kuptimin pozitiv të fjalës është një individ me potencial inteligjence dhe kreativiteti. Ai sjell idenë dhe punën e tij me qëllim për ta bërë më të mirë një sistem/shoqëri të caktuar duke e plotësuar, testuar, korrigjuar, përmirësuar apo zgjeruar atë.
Si mund të bashkohesh edhe ti:
Kur: 18 – 19 Mars 2017
Ku: Open Labs Hackerspace
Përmbajtja licensuar nën një license Creative Commons BY-SA përveç përjashtimeve të shënuara .| NonProfit Theme v4 nga Organic Themes · RSS Feed · Hyni
Pingback: Pjesmarrje në hachathonin e organizuar nga UNFPA - Mundësi.Al
Pingback: Thirrje për pjesmarrje nga UNFPA - Mundësi.Al
Pingback: Fedora Virtual Localization Sprint #9 - Open Labs Hackerspace